Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për falsifikim të parasë.
“Në lidhje me rastin raportohet se me 19.07.2017 janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptare dhe gjatë kontrollit në disa shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar dy shtëpiza të kompjuterit, 370€ dhe 1.000 denarë të Maqedonisë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.