Arrestohen tre persona për organizim të skemave piramidale

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 12:16 | Nga

Policia e Kosovës njofton se në komunën e Fushë Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin e organizimit të skemave piramidale.

“Zyrtarët policor në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së kanë organizuar një operacion të përbashkët, ku janë kontrolluar disa lokale të lojërave të fatit të cilat ishin të pa licencuara”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme