Sot janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Rasti i vjedhjes ka ndodhur më 31 tetor 2020, ku personat e dyshuar, kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima ( femër) një çantë dore, ku kishte një shumë të parave, dy telefona, si dhe dokumentet personale.
Organizimi i mirë i punës së hetuesve policorë të Podujevës, ka mundësuar arrestimin e tre personave të dyshuar, që të tre të moshës 17-vjeç.
Pas intervistimit personat e dyshuar me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë që bazuar në të gjeturat e deritanishme nga hetuesit policor, dyshohet se personat e njëjtë janë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të natyrës së njëjtë.