Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se në Pejë janë arrestuar disa zyrtarë të njësisë për patentë shofer.
Durmishi theksoi se janë të pakompromis në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në njësinë për patentë shofer dhe uron që të gjithë të marrin dënimin e merituar.
“Porsa mora lajmin se në Pejë kanë ndodhur arrestime të zyrtarëve, të cilët kanë punuar më patentë shofer. Ne me kohë i kemi denoncuar këto raste. Kohë më parë e kemi mbajtur edhe një konferencë ku i kemi paraqitur të gjitha gjetjet, që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin në njësinë për patentë shofer në Pejë.
Shpresoj që e gjithë kjo do të shkojë deri në fund dhe të gjithë të marrin dënimin e merituar, ne jemi të pakompromis në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Unë sot gjatë ditës, do ta bëj edhe një vizitë në Qendrën për patentë shofer në Pejë për të parë se atje po zhvillohet puna normalisht”, theksoi Durmishi.