Policia e Kosovës ka arrestuar një 24-vjeçar me inicialet SH.I., i cili dyshohet për vjedhje të rëndë.
Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se të dyshuarit me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Drejtoria Rajonale Gjilan, hetuesit nga Stacioni Policor në Gjilan me urdhëresë të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake- departamenti për krime të rënda në Gjilan më datë: 23.03.2022 kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit S. A. (1991) me vendbanim në Gjilan me qëllim të kërkimit të sendeve dhe dëshmive tjera që dyshohet se janë vjedhur në një rast të raportuar më datë: 28.04.2021 “Vjedhje e rëndë”. Në këtë rast ankuesi kishte deklaruar se nga shtëpia e tij ju kishin vjedhur vegla të ndryshme pune në vlerë të konsiderushme”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshimtit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht si prova materiale për gjykatë disa vegla të punës që ndërlidhen me rastin në fjalë dhe gjatë intervistimit ai deklaron se këto vegla i ka pranuar nga shoku i tij i dyshimti Sh. I. (1998)”, njofton policia.
Po ashtu ndaj të dyshuarit S. A. ngritet kallëzim penal “Blerje e sendeve të vjedhura”.