Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku vetura goditi për vdekje një 55-vjeçari.
Sot është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti pasi e ka goditur 55-vjeçarin me veturë, është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Si rezultat i kontrolleve intensive, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i cili pasditen e djeshme, me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit. Në vijim të dy informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë kapur dhe ndaluar shtetasin D. J., 29 vjeç, banues në Pogradec”.
“Shtetasi D. J. dyshohet se dje, rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasin I. M., 55 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit, me këtë automjet. Automjeti i shtetasit D. J. u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.