Arrestohet 31 vjeçari, i kërkuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Ekipe të policisë së Reagimit të Shpejtë, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë arrestuar personin SH.T, 31 vjeçar, i kërkuar për veprën penale ‘‘’Detyrimi’’ në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore, me dënim burgu prej 9 ( nëntë ) muaj.

Sipas një njoftimi për media, pas mbajtjes së seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Ndërkaq, ndaj tij në gjykatë është duke u zhvilluar procedurë tjetër , për shkak të veprës penale, në bashkëkryerje ‘’Vjedhje’. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla në realizim të urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme