Policia në Shqipëri e ka arrestuar një 35-vjeçar që ishte në kërkim nga Gjykata e Torinos të Italisë, si pjesëtar i një grupi kriminal për shitje të lëndëve narkotike.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se personi në fjalë u arrestua në Fier, në fshatin Kashisht.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Mbajtja dhe tregtimi i lëndëve narkotike’ dhe ‘Organizata kriminale’, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”.
“Në vijim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasin L. B., me qëllim ekstradimin në Itali. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit”, thuhet në njoftim.