Arrestohet 37 vjeçari në Ferizaj, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj prindit

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Pasditen e së hënës në Ferizaj është arrestuar një 37-vjeçar për dhunë në familje.

Sipas komunikatës, 37-vjeçari dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj prindit të tij.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 16:00 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Krujës’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet R.R (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindit të tij”, thuhet në komunikatë.

Siç thuhet në komunikatën për medie, “I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”.

Të ngjashme