Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet 78 vjeçari, i kapen pistoletë e granatë

Arrestohet 78 vjeçari, i kapen pistoletë e granatë

Policia në Skenderaj gjatë kontrollit në një shtëpi ka konfiskuar një pistoletë dhe ka arrestuar një 78 vjeçar me inicialet H.A. Pos pistoletës së tipit M-57, policia ka kapur edhe dy karikatorë me 23 fishekë të kalibrit të njëjtë, ku si provë materiale janë konfiskuar. Gjithashtu tek i njëjti është gjetur edhe një granatë dore […]

Policia në Skenderaj gjatë kontrollit në një shtëpi ka konfiskuar një pistoletë dhe ka arrestuar një 78 vjeçar me inicialet H.A.

Pos pistoletës së tipit M-57, policia ka kapur edhe dy karikatorë me 23 fishekë të kalibrit të njëjtë, ku si provë materiale janë konfiskuar.

Gjithashtu tek i njëjti është gjetur edhe një granatë dore me siguresë, ku njësia përkatëse e FSK-së për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar të pashpërthyer.

I dyshuari me urdhër të prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme