Arrestohet adoleshenti në Utah që vrau katër anëtarë të familjes dhe një tjetër e la të plagosur

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Janë vrarë katër anëtarë të një familjeje në Utah të Shteteve të Bashkuara, ndërsa një tjetër është plagosur, nga një adoleshent i armatosur, që ishte familjarë i tyre.

Brendt Marshal është kryetari i Grantsville ku ndodhi ngjarja, i cili njoftoi për vdekjen e katër përsonave, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, ndërsa tha se është arrestuar një adoleshent, por nuk njoftoi se sa të afërt ishin ata, po cilat ishin motivet e vrasjes, transmeton Telegrafi.

“Ishte një tragjedi fatkeqe, që ndodhi në këtë mbrëmje”, iu tha Marshall gazetarëve në vendngjarje, duke shtuar se “jam i sigurt që do të duhen ditë ose edhe më gjatë, për të zbuluar se çfarë e solli këtë gjendje dhe pse ndodhi”.

Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes, në një lagje shumë të qetë, ku nuk është raportuar për ndonjë zënkë. Derisa, fëmijët e përfshirë, pritet të kenë qenë pa dashje aty dhe nuk ishin shënjestër e sulmit.

Forcat e rendit nuk e kanë bërë të ditur identitetin e të vrarëve dhe të sulmuesit, vetëm se kanë njoftuar se gjendja shëndetësore e të plagosurit është e mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme