Studenti tenton ta rrëmbejë 18-vjeçaren

Prishtinë | 02 Qer 2017 | 09:55 | Nga

Një student 21- vjeçar ka tentuar të rrëmbejë një vajzë mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Saukut, në Tiranë, shkruan “Panorama”.

I riu e përndiqte prej disa muajsh vajzën 18 vjeçe, ndërsa dy ditë më parë e ka pritur para një lokali duke tentuar ta fuste me forcë në makinën e tij tip “BMW X6”.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, por ndërkohë është arritur të parandalohet falë ndërhyrjes në kohë të forcave të rendit.

Fillimisht vajzës i kanë ardhur në ndihmë disa kalimtarë të rastit, por nga ana tjetër, ajo kishte telefonuar më parë Policinë, duke denoncuar përndjekjen, duke qenë se kishte pikasur të riun që e ndiqte.

Policia e Tiranës tha dje se shërbimet e Komisariatit nr.1 arritën të arrestonin në flagrancë studentin 21-vjeçar Irind Kateshi, i cili akuzohet për “përndjekje”. Ndërsa pas ndërhyrjes së Policisë, adoleshentja Xhoena N., u paraqit në Komisariat ku denoncoi edhe me shkrim ngjarjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme