Dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës, në Komunën e Shterpcës.
Dje(e premte) në fshatin Biti e Poshtme, në Komunën e Shtërpcës, policia ka bastisur shtëpitë e dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Me këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar të dy aktivistët, njëri nga ta vjen nga komuniteti serbë.
Bëhet fjalë për Halim Tahirin dhe Aleksander Stankovic, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /gazetametro.net