Arrestohet burri nga Malisheva që plagosi djalin dhe mori peng 10 familjarë

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë kanë arresutar në fshatin Llapqevë të Malishevës një person që dyshohet se ka plagosur me armë zjarri djalin e tij.

I dyshuari në momentin kur ka ndodhur rasti kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

I njejti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Llapqevë, Malishevë 02.09.2020 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në shtëpi për shkaqe të panjohura e kishte plagosë me armë zjarri djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ndihmën mjekësore fillimisht e ka marrë në emergjencën e Malishevës, pastaj për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit iu ka bërë matja dhe ka rezultuar 1.27 promilë. Është konfiskuar një revole e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme