Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se kanë arrestuar një person në Viti pasi që i njejti me bashkëshorten e tij kishte demoluar orenditë dhe gjënsende të ndryshme në shtëpi, duke e kanosur atë se do ta djegë edhe shtëpinë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare kishte demoluar orenditë dhe gjësende të ndryshme në shtëpi dhe e ka kanosur atë se do ta djegë edhe shtëpinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.