Burri shqiptar qëllon me armë drejt nënës së tij, arrestohet nga policia

Prishtinë | 06 Shk 2022 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Një 41-vjeçar është vënë në pranga në Lushnjë pasi kërcënoi dhe qëlloi me armë në drejtim të nënës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk ndërsa njoftohet se 41-vjeçari me iniciale E.K, pasi ka parë shërbimet e Policisë është larguar.

Por pas ndjekjes, ai është lokalizuar në një lokal në fshatin Dushk dhe u neutralizua ndërsa arma e zjarrit pistoletë me fishekë në fole gati për qitje dhe një krëhër me fishekë luftarak iu sekuestruan

Po ashtu, policia ka kontrolluar edhe banesën e një shtetasi me iniciale A. Z., me të cilën shoqërohej autori. Gjatë këtij kontrolli u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 46 fishekë luftarakë dhe një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në 31 doza.

65-vjeçari u shpall në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /abcnews.al/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme