Një i dyshuar është arrestuar në Prishtinë pasi dje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare”.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thotë Policia në raportin 24 orësh.