Është arrestuar një person në Deçan, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkaq në shtëpinë e të dyshuarit, sipas policisë, janë gjetur dhe sekuestruar armë.
“Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe dymbëdhjetë fishekë”, thuhet në raportin e policisë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.