Arrestohet dy persona në protestën e maturantëve në Podujevë

| 06 Maj 2022 | 11:32 | Nga

Janë arrestuar dy persona në Podujevë gjatë një proteste të tri shkollave të mesme, protestë kjo që organizua për shkak të vonesës për dërgim në ekskursion në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar për “Express” se dy persona janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Dy persona janë shoqëruar në stacion policor. të njëjtit janë liruar pasi u është shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Ahmeti.

Më tutje, ajo bëri të ditur se këta dy persona nuk janë të mitur.

Të ngjashme