Arrestohet i dyshuari për vjedhje

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 09:53 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, në orët e pasdites, është arrestuar një i dyshuar i cili para tre muajve kishte kryer disa vjedhje të rënda e që për dy sosh policia e Prizrenit tanimë ka siguruar prova të besueshme që e vërtetojnë dyshimin e bazuar.

Hetuesit thonë se me datën 28 nëntor të vitit të kaluar, i dyshuari kishte depërtuar me forcë në marketin “Ibra Trade” në rrugën “Shotë Galica” dhe nga aty kishte vjedhur cigare të llojeve të ndryshme; dy telefona celularë dhe gjësende tjera ushqimore. Sipas njoftimit për media thuhet se po ashtu është zbuluar edhe vjedhja që kishte ndodhur me datën 11 shkurt 2017 në furrën “Zyberi” që ndodhet në rrugë “Reshat Karjagdiu” me ç’ rast ishin vjedhur para të gatshme.

Hetuesit po punojnë për ndriçimin e rasteve tjera që dyshohet t’i ketë kryer ky i dyshuar. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalët nën masën e arrestit policor, thonë Policia e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme