Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen që ndodhi më 3 janar në fshatin Dobratin të Graçanicës.
Sipas Policisë, si pasojë e një mosmarrëveshje në mes të disa personave, i dyshuari shqiptar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull-shqiptar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Vdekjen e viktimës e kishte konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë M-47 (me leje) dhe një pistoletë me një fishekë.
I dyshuari ishte në arrati, por më 5 janar është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.