Arrestohet i dyshuari për vrasje

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 15:48 | Nga

Me datën 04 qershor të vitit 2013, në rrugën “Qazim Berisha” , afër rrethit të Bazhdarhanes pati ndodhur një vrasje e rëndë me ç’ rast një qytetar i Shqipërisë e pati vrarë motrën e tij dhe kishte arritur të ikte në drejtim të panjohur.

Hetuesit rajonal në asnjë moment nuk i kishin pushuar hetimet lidhur me rastin dhe së fundmi kanë arritur që të sigurojnë informacione për të dyshuarin i cili po fshihej në Britani të Madhe dhe falë bashkëpunimit të Policisë së Kosovës dhe asaj Britanike, sot është ekstraduar në Policinë e Prizrenit.

Të dyshuarit S. K. pas intervistës në prani të avokatit mbrojtës, nga prokurori i shtetit i është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme