Arrestohet edhe një tjetër për rastin “Duplex”

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar edhe një të dyshuar për rastin që ka ndodhur më 9 nëntor në rrugën “ Rinia” në diskotekën “Duplex” ku janë plagosur katër persona.

Sipas njoftimit, i ndaluari dyshohet për veprat penale vrasje e rëndë në tentativë dhe lëndim trupor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia thotë se rasti vazhdon të hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme