Arrestohet grabitësi i barnatores në Pejë, policia ia gjen në shtëpi rrobat që kishte veshur gjatë grabitjes

Prishtinë | 23 Qer 2025 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Sinjali mëson ekskluzivisht se Policia e Pejës ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar për grabitjen e një barnatoreje që ndodhi më 21 qershor 2025 në rrugën “Konferenca e Bujanit”.

Burime brenda hetimit bëjnë me dije se pas një pune intenzive operativo-hetimore, më 22 qershor është arrestuar I.M., 37 vjeçar, banues në Pejë. Ai është arrestuar në vendbanimin e tij, ku gjatë kontrollit në dhomën e tij janë gjetur dhe konfiskuar rrobat që kishte veshur në momentin e grabitjes.

Grabitja ishte kryer ndaj A.H., 223 vjeçare, punëtore në barnatoren që ishte cak i sulmit. Policia ka siguruar prova materiale që e lidhin I.M me vendin e krimit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërkohë që hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me organet e drejtësisë.

Të ngjashme