Kapoja i një organizate të krimit kibernetik i cili dyshohet se ka vjedhur rreth 1 miliardë dollarë është arrestuar në Spanjë.
Europol thotë se grupi ishte aktiv që në 2013 dhe që atëherë kishte arritur të hynte përmes hakerimit në 100 banka.
Paratë vidheshin përmes transfertave bankare ose përmes bankomateve.
Arrestimi konsiderohet ‘një sukses shumë i madh” kundër një grupi të lartë kriminal në fushën e kibernetikës, tha Steven Wilson, kreu i Qendrës Europol të Krimit Kibernetik (EC3),
Arrestimi i figurës kryesore të këtij grupi tregon se krimi kibernetik nuk mund të fshihet pas anonimitetit ndërkombëtar”, tha ai.
Hajdutët përdornin emailet për të depërtuar në rrjetet financiare të bankës.
Paratë më pas pastroheshin nëpërmjet kripto-monedhave dhe kartave të pagesave, të cilat përdoreshin për të blerë mallra luksoze, duke përfshirë makina dhe shtëpi. Europol, FBI, firmat kibernetike të sigurisë dhe forcat policore në Spanjë, Rumani, Bjelorusi dhe Tajvan bashkëpunuan për të gjurmuar bandën, tha agjencia evropiane e policisë.