Përmbytje në Spanjë

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 07:17 | Nga Ekonomia Online

Spanja është përfshirë ditët e fundit nga moti i keq, me reshje të mëdha shiu, të cilat kanë sjellë përmbytje të mëdha.

Në vetëm gjysmë ore, reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje në qytetin katalanas Alcanar.

Shumë imazhe të publikuara në rrjetet sociale  tregojnë se si uji merr gjithçka që i del përpara.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shprehu solidaritetin e tij me banorët e prekur ndërsa ka kërkuar nga qytetarët e tij të ndjekin këshillat e shërbimeve të urgjencës pasi shira të rrëmbyeshëm pritet të rifillojnë sërish.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve të bëjnë kujdes dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Madridi dhe zona të tjera të Spanjës qendrore janë prekur nga shira të dendura duke çuar në bllokime të trafikut dhe ndërprerje të shërbimeve të transportit publik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme