Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj hajnin i cili kishte kryer vjedhje ditë më parë në një xhami në Graqanicë.
“Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, me 31.05.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nga objekti i xhamisë kishte vjedhur 30 € dhe 1000 dinar”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.