Gjenden mjete shpërthyese në Graqanicë dhe Viti

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme janë gjetur dy mjete shpërthyese.

Një serb ka njoftuar Policinë se derisa ishte duke punuar në arën e tije ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Parulla policore ka lokalizuar dhe siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti i “EOD” nga FSK-ja, ka identifikuar mjetin, granatë dore M75 dhe e kanë tërhequr në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu edhe në Viti një shqiptar ka lajmëruar se në oborrin e shtëpisë së tij ka vrenjtur një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësiti i “EOD” nga FSK-ja ka identifikuar mjetin, predhë e minahedhësit dhe e kanë tërhequr në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme