Dhunohet një vajzë e mitur në Viti

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Një rast i dhumimit të një vajzeje të mitur është raportuar të ketë ndodhur para katër ditësh në Viti.

Rasti është raportuar dje nga babai i viktimës, siç bën të ditur policia përmes raportit 24-orësh.

Ajo dyshohet të jetë dhunuar nga një i dyshuar, i cili është arrestuar nga Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viti  21.03.2022 – NN. Me 24.03.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur dyshohet se është dhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme