Është arrestuar Xhevat Thaçi, personi i kërkuar publikisht nga policia për dyshimet e disa vjedhjeve të kryera në Deçan dhe gjetiu.
Burime të Insajderit bëjnë me dije se Xhevat Thaçi, 43-vjeçar është arrestuar nga policia e rajonit të Gjilanit. Ai dyshohet se kishte kryer afër 15 vjedhje të rënda nën kërcënimin e armëve.
Thaçi është arrestuar gjatë ditës së sotme pas përpjekjes së tret për t’i ikur policëve.
Policia e Kosovës më 27 të këtij muaji kishte kërkuar ndihmë për kapjen e tij.
“Fotot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e vjedhjeve, përkatësisht hyrjet brenda në shtëpi dhe shkaktimin e vjedhjes së rëndë”.
“Kërkojmë nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të bëhet publikimi i këtyre fotove dhe të kërkohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sidomos ata të cilët e njohin dhe e identifikojnë personin e dyshuar”, thuhej në njoftimin e policisë ku kërkohej bashkëpunim për ta arrestuar Thaçin.