Policia njofton se ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin i cili kishte hyrë me forcë në shtëpinë e një banori të fshatit Vitomiricë të Pejës dhe kishte vjedhur gjësende me vlerë rreth 1.800 €.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.