Ylli i rrjeteve sociale Hasbulla Magomedov thuhet se është arrestuar pasi disa nga shokët e tij bënë gara me makina gjatë një dasme në rrugët e kryeqytetit të Dagestanit.
Influencuesi rus u filmua fundjavën e kaluar në rrugët e Makhachkalas së tij – kryeqyteti i Republikës së Rusisë të Dagestanit.
Ndonëse vetë Hasbulla nuk ishte duke vozitur, ai u pa duke qëndruar brenda një makine, teksa shoferë të shumtë bllokuan pjesë të autostradës, duke bërë gara.
Ministria e Punëve të Brendshme të Dagestanit publikoi dje një video të shkelësve, përfshirë Hasbullën, në një stacion policor duke shpjeguar veprimet e tyre.
Hasbulla më vonë postoi një përditësim në rrjetet sociale për të pranuar incidentin, por theksoi se ai nuk drejtonte asnjë nga makinat.
“Vendosëm ta reklamojmë pak… kjo nuk do të ndodhë më, kërkojmë falje. Ne luajtëm pak dhe duhej të përgjigjenim për këtë”, tha ai.
“Nuk ishte makina ime dhe nuk isha në timon”.