Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë personin e dytë që dyshohet se ka plagosur me armë zjarri burrë e grua në Bardhosh të Prishtinës.
Ai u arrestua gjatë ditës së djeshme dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
I arrestuari dyshohet se pasditen e një dhjetori rreth orës 15:20, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave, të cilët i ka plagosur.
Lidhur me këtë rast, Policia pati arrestuar edhe një person tjetër ditën kur ndodhi ngjarja.
“Fsh.Bardhosh,Prishtinë, 01.12.2021-15:20.Lidhur me rastin me datë 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.