Arrestohet i dyshuari i sulmit me thikë në Australi

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar pasi i ka vënë zjarrin një veture dhe ka therur tre persona, duke lënë të vdekur njërin prej tyre në qendër të Melburnit në Australi.

Sulmuesi është qëlluar nga policia pasi është përleshur me zyrtarët në një rrugë të popullur me këmbësorë kanë thënë autoritetet.

Ai është dërguar në mbajtje dhe është në gjendje kritike.

Dy të mbijetuarit janë dërguar në spital, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka thënë se ata “nuk janë duke kërkuar për askë tjetër momentalisht”.

Sipas tyre është ende herët të përcaktohet nëse incidenti ka qenë i lidhur me terrorizëm.

Zyrtarët fillimisht janë përgjigjur ndaj thirrjeve për zjarr në një veturë në rrugën Bourke në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.

“Kur ata kanë dalë nga makina, janë përballur me një burrë që ka pasur thikë dhe i ka kërcërnuar”, është thënë në një konferencë për media.

Sipas policisë skena e incidentit është duke u ruajtur nga njësitë për bomba.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme