Arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë, keqpërdori besimin brenda një kompanie

Prishtinë | 04 Qer 2023 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar ndaj të cilit janë ngritur dyshimet se ka keqpërdorur besimin brenda një kompanie dhe ka arritë të përvetësoj një shumë parash.

Ky rast është denoncuar dje në polici.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar: V. R., 32 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i janë gjetë dhe sekuestruar një shumë e parave”, njofton Policia e Kosovës.

Derisa po vazhdon puna e hetuesve rrreth rastit, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Të ngjashme