Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Më 25 janar,  Njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, të mbështetur nga njësitë e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, kanë kryer një bastisje në  një lokal në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Lokali është bastisur nën dyshimin e bazuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, vepër për të cilën është arrestuar një person i  dyshuar.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale tri shtëpiza kompjuteri, pesë monitorë, një printer, si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.

Aktualisht hetuesit policorë janë duke kryer procedurat e nevojshme para se rasti të kalojë në institucionet kompetente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme