Arrestohet i dyshuari për rast grabitje me armë

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve, Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë  personin  E.K..si i dyshuar për  një rast grabitje me armë. 

I dyshuari, E.K. (m/sh/k  19 vjeç)  më datën 18.01.2019, rreth orës 02:20 minuta,në pompën e benzinës, e cila gjendet në rrugën  Ferizaj-Kaçanik, konkretisht në fshatin Gërlicë, në bashkëpunim me një person tjetër i cili është i arrestuar  më herët dhe gjendet në paraburgim,  të maskuar  dhe të armatosur me armë  ,kanë hy në lokalet e punës dhe nga punëtori  nën kërcënimin e armës kanë grabitur 145 euro  dhe janë larguar  në drejtim të panjohur.

Në prani të avokatit mbrojtës i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën për të cilën dyshohet se e ka kryer.

Lidhur me këtë rast, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme  materiale të cilat i bashkëngjiten lëndës.

Të ngjashme