Një rast i tmerrshëm ka ndodhur ndaj ekipit të Nacionales, ku roja e Spitalit të Gjakovës ka sulmuar fizikisht ekpin e tyre.
Rastin e sulmit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
Ai ka thënë ata janë sulmuar nga një punëtor i sigurimit të Spitalit të Gjakovës.
Lidhur me rastin është arrestuar roja dhe ndaj tij është inicuar rast “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”.
“Rreth orës 12 e 30 në Spitalin Rajonal është raportuar se një gazetare dhe një kameraman ishin sulmuar fizikisht nga një punëtor i sigurimit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një të dyshuar (mashkull i moshës madhore). Lidhur me rastin është kontaktuar prokurorit i shtetit, me vendimin e të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje si dhe është inicuar rast “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”.” – ka konfirmuar ai.