Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prishtinë një person të kërkuar për vrasjen që ndodhi më 6 shtator 2025 në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës.
I arrestuari, A.H., 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ishte në kërkim për përfshirje në këtë rast të rëndë. Arrestimi u realizua nga zyrtarët e Stacionit Policor Veriu të Prishtinës pas një operacioni të suksesshëm policor.
Sipas Policisë, veprimet e mëtejme ndaj të dyshuarit do të zhvillohen në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit.