Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar lidhur me vrasjen e raportuar më 20 korrik 2019, te vendi i quantur Nënkalimi, në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Policia e Kosovës njofton se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datë 20. 07. 2019 “Vrasje” të ndodhur në Prishtinë tek nënkalimi në rrugën “Bill Clinton”, të martën pasdite ka arrestuar të dyshuarin.
“Sot rreth orës 17:00, Sektori i Hetimeve të Stacionit Qendra në bashkëpunim me Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë kanë arrestuar të dyshuarin: N.B mashkull/shqiptar/kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmirren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore”.