Të hënën rreth orës 17:00, një shqiptar e ka therur me thikë një serb (të dy shtetas të Kosovës) në fshatin Cërrnicë të Gjilanit.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
“Mbrëmë rreth orës 17:00 Policia e Kosovës është njoftuar për një incident që ka ndodhur në fshatin Cërrnicë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është mësuar se incidenti ka ndodhur mes një të dyshimti shqiptar dhe viktimës serb”.
“Pas mosmarrëveshjes, dyshohet se i dyshimti e ka goditur viktimën në shpinë me një mjet të mprehtë (thikë). Viktima me urgjencë është dërguar në spitalin e Pasjanit dhe pastaj në spitalin rajonal të Gjilanit dhe përfundimisht në QKUK”.
“Raporti i mjekut tregon se viktima është jashtë rrezikut për jetë. Policia më pastaj ka arritur ta arrestoj të dyshuarin dhe prokurori i shtetit ka urdhëruar që i dyshimi të ndalet në mbajtje për 48 orë. Motivet dhe rrethanat e incidentit janë duke u hetuar”.