Vetëdorëzohet në Polici pasi ther një person

Prishtinë | 09 Shk 2019 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Një person është sulmuar nga një tjetër me thikë në Viti.

“Viktima mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar me mjet të mprehtë – thikë nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Si pasoj e lëndimeve viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësht të Policisë.

Në vendin e ngjarjes policia ka  gjete dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.

Personi i dyshuar fillimisht ishte në arrati po më pas është vet dorëzuar në polici, ku pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme