Policia e ka arrestuar M.D. në Viti sot më 19 shtator me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ai akuzohet për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”. “Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej 18 muajsh për veprën penale […]
Arrestohet i kërkuari nga gjykata për dhënie të ryshfetit

Policia e ka arrestuar M.D. në Viti sot më 19 shtator me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ai akuzohet për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.
“Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej 18 muajsh për veprën penale ‘Dhënie e ryshfetit’”.
“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.











