Një ish-oficer i Cia-s, është arrestuar në SHBA, nën akuzën e mbajtjes së paligjshme të informacionit sekret, transmeton Klan Kosova.
Jerry Chun Shing Lee, një shtetas i SHBA-ve , është arrestuar të hënën në aeroportin e JFK të Nju Jorkut, tha departamenti i drejtësisë i SHBA.
Arrestimi i tij është bërë pas një hetimi të nisur nga FBI që në vitin 2012, për të zbuluar spiunët e CIA-s në Kinë.
Dy vite më parë, rreth 20 informatorë u vranë ose u burgosën e cila u quajt edhe si një nga dështimet më katastrofale të inteligjencës amerikane në vitet e fundit.
“Kina goditi CIA-n duke vrarë burime amerikane”, thotë New York Times.
Kur Lee u largua nga CIA në vitin 2007, ata që e njihnin atë thanë se e la agjencinë të pakënaqur pas karrierës së tij pllajë.
Jerry Chun Shing Lee mbeti në Hong Kong dhe u kthye në Amerikë në vitin 2012, i joshur nga një ofertë e rremë pune. Atë kohë, agjentët e FBI-së kanë kontrolluar dhomën e hotelit ku qëndronte z. Lee dhe gjetën dy libra të vegjël me të dhëna të fshehta.
Ato përmbajnë shënime të shkruara me dorë në detaje si “emrat e vërtetë dhe numrat e telefonit të aseteve dhe punonjësve të fshehtë të CIA-s”.