Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin për kërcënim me jetë të Drejtorit të Gazetës Express, Berat Buzhala.
Buzhala në një postim në FB ka treguar se është njoftuar nga Policia e Kosovës se i dyshuari tashmë është në duart e organeve të drejtësisë.
“Sapo me informuan policia qe eshte arrestuar nje person i dyshimte per kercnimin ndaj meje. Nuk ka informata te metutjeshme. Ai po mbahet ne paraburgim. Nuk me mbetet tjeter pervec falenderimit per kete reagim te shpejte te policisë”, ka njoftuar Buzhala në Fb.
Buzhala ishte kërcënuar me vrasje nga një person i quajtur Fitim Boshnjaku.
Në mesazhet kërcënuese që ia ka dërguar, Boshnjaku ka kërkuar që Buzhala të mos e përmendë Shpend Ahmetin sepse ai është në gjendje ta vrasë nëse e bën këtë.