Arrestohet kosovari i dyshuar si luftëtar i ISIS-it

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 18:07 | Nga

Agjentët e policisë kufitare në pikën e kalimit të Morinës kanë arrestuar një shtetas kosovar të shpallur në kërkim për terrorizëm.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave i arrestuari është 30-vjeçari Enos Begolli, i shpallur në kërkim nga drejtësia kosovare, shkruan Top Channel.

Sipas burimeve, ai është dënuar në mungesë me 4 vjet burg pasi dyshohet se ka luftuar përkrah Shtetit Islamik në Siri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme