Arrestohet mashtruesja e Prishtinës

Prishtinë | 22 Mar 2017 | 15:20 | Nga

Policia e Kosovës nga rajoni i Prishtinës, ka arrestuar një femër si të dyshuar për mashtrim. E dyshuara 41 vjeçe, thuhet se mashtruar viktimat dhe përmes një agjencie që merret me transferim parash, ka marrë prej tyre shuma të ndryshme të parave, që në total arrijnë në një vlerë rreth 25.000 euro, duke u premtuar atyre se do të ju rregullonte problemet familjare, shëndetësore etj.

Sipas policisë, mbështetur në rezultate e para të hetimit është ngritur dyshimi i bazuar se këto mashtrime kanë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga e dyshuara arrin deri në 106 qytetarë të ndryshëm, një numër i vogël prej të cilëve, kanë raportuar se janë mashtruar nga po i njëjti person.

Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, e dyshuara është intervistuar dhe më pas e njëjta, gjithashtu me autorizim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme