Policia austriake është lajmëruar pasditen e djeshme për bërtitma që janë dëgjuar në një banesë në Vjenë.
Në vendngjarje policia ka takuar vëllain e madh, i cili ka deklaruar se vëllai i tij i vogël kishte bërë trazira në banesë, njofton regionews.at.
Ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 14:50 min. në Florisdorf (Bezirku 21).
Mësohet se ai ka sulmuar nënën e tij me një fshesë dhe ka kërcënuar me thikë të vëllain. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar.
22-vjeçari kosovar mësohet se prej disa kohësh ka qenë i dhunshëm.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe i ka ndaluar përkohësisht hyrjen në banesë dhe takimet me anëtarët e tjerë të familjes