Mërgimtari vjen nga Gjermania në Kosovë për ta punuar tokën

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Mërgimtari Bajram Mulliqi që jeton në Gjermani, pushimin po e kalon në vendlindje, në Abri të Epërme të Drenasit.

Sivjet ai vendosi të vijë nga Gjermania e ta punojë tokën.

“Këto krizat globale që po bëhen, e sidomos lufta e Ukrainës më ka shti më së shumti se importi i drithërave është 40 për qind prej Ukraine. Kjo më ka nxit me ardh me punu e mos ta lë djerrinë. Kjo nuk don shumë punë”, tha ai për televizionin publik.

Ai tregon se e ka punuar tërë tokën që e ka në vendlindje dhe pret që në vjeshtë të mbjellë grurë. Nga ana tjetër u bën thirrje fshatarëve të tij që të mos lënë tokat pa punuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme