Një mësimdhënës është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nxënës.
Sipas raportit të PK-së, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Prishtina”, kurse pas i intervistimit nga prokurori mësimdhënësi është dërguar në mbajtje.
“Rr. Prishtinës, Gjilan 30.03.2021, 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-mësimdhënës, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar -nxënës . Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.